Janeva dhe Fetai zbardhin rastin “Target”, të infiltruar 10 punonjës nga DSK

184
fresco

 

Prokurorja speciale, Katica Janeve përmes një preskonfernce për shtyp prezantoi  hetimin për rastin “ Target” ku dyshohet se 10 persona të punësuar në policinë sekete maqedonase(DSK) kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme mbi 5000 qytetar të Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Sipas saj ky përgjim i bisedave telefonike është bërë mënyrë të paligjshme, pasi Kushtetuta garanton privatësin e qytetatërve, ndërsa përmes përgjimit janë të shkelur të drejtat elemntare të njeriut.

Ndërkoh, prokuroja, Fatime Fatai sqaroi mënyrën se si të punësuarit në DSK duke keqpërdor detyrën e tyre zyrtare dhe duke keqpërdor system e përgjimit, pa asnjë urdhër gjyqësor kanë vendosur në system mbi 5000 numra të telefonave të cilët vazhdimit janë përgjuar.

Ajo tha se PSP e ka obligim moral që tju sqaroj qytetarëve se në çfarë mënyre DSK ka përgjuar qytetarët e Maqedonisë nga periudha e vitit 2008-2015. Sipas Fetait këta funskionar të DSK kanë shkelur nenin 373 aliena 5.

Bëhet  fjalë për 3 personat e angazhuar në udhëheqësin më të lartë të DSK-së të cilët kanë organizuar gjithë përgjimin.
“Në periudhën 2008-2015 janë përgjuar 4286 numra të telefonit cellular pa urdhër gjyqësor”, ka bërë të ditur mes tjerash Fetai.

Ndryshe mes tjerash prokurorja Janeva tha se është i pashngashëm fakti se shteti mund të depërtoj në jetën private të qytetarit, por vetëm në raste të caktuara kur rrezikohet siguria kombëtare e shtetit.

Comments