Tension në stadiumin “Flamurtari”, Daja angazhohet të qetësojë tifozët

393
fresco

Kur luhej minuta e fundit e sfidës Flamurtari-Teuta, e cila ishte mbërthyer në barazim 1-1, sulmuesi argjentinas i vlonjatëve arriti të shënojë në portën e Hidit, por arbitri anësor kërkoi anulimin e golit.

Pretendimi i tij ishte që argjentinasi e mori topin me dorë, gjë që konfirmohet deri diku edhe nga pamjet e Supersport, por anulimi i këtij goli ndezi polemikat në Vlorë.

Tifozëria e Flamurtarit shpërtheu në sharje, ndërsa nuk munguan as sendet e hedhura në fushë, në momentin që lojtarët po linin fushë ne blertë, veprime këto që mund t’u kushtojnë shtrenjtë.

Për të theksuar këtë gjë, u angazhua edhe trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, i cili shkoi poshtë tribunës dhe u kërkoi tifozëve të qetësohen, pasi rrezikonin pezullimin e fushës, nëse do vijonin të hidhnin sende.

“Qetësohuni tani, sepse mbaroi gjithçka. Qetësohuni se do na pezullojnë fushën”, u dëgjua të thërriste trajneri Daja, drejt tifozërisë vlonjate.

Comments