Gashi për rastin e Sylejman Selimit: Kryetari dhe gjyqtarja ishin në lidhje dashurie

448
fresco

Gjykata Supreme e Kosovës javën e kaluar ka hedhur poshtë kërkesën për lirim të Sylejman Selimit.

Me këtë rast, avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi ka deklaruar se Supremja ka nxjerr aktgjykim të ri, për të sjellë konfuzion të qëllimshëm për mosrespektimin e vendimeve për lirimin e Selimit, shkruan FaktePlus.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Gashi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikoj një dokument që vërteton se kryetari i trupit gjykues Darius Seliciki ka pasur lidhje dashurie me gjyqtaren Ana Adamska Galant.

Rrjedhimisht, sipas Gashit, këta dy kanë marrë vendim të përbashkët për dënim pa prova të gjeneralit Sylemjan Selimi dhe personave të tjera në rastin ‘Drenica’.

Ky është postimi i plotë i Gashit:

Dita e 140

Gjykata Supreme e Kosoves ka nxjerr aktgjykim te ri ne tentative per te krijuar konfuzion te qellimshem per mos respektimin e vendimeve te veta per lirimin e Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme e Kosoves e merr kete vendim me arsyetimin se “nuk ka prova per marredheniet e dashurie ne mes te gjyqtareve” por kinse mbrotja thirret ne thashetheme.

Ne ditet ne vijim do ti publikojm dokumentin qe verteton per marredhenie dashurie ne mes te Kryetarit te Trupit Gjykues Darius Selicki dhe Gjyqtares Ana Adamska Galant te cilet kan marr vendim te perbashket per denimin pa prova te Gjeneral Sylejman Selimit dhe te gjithe te tjereve ne rastin Drenica.

Per me teper ne kete dokument ka prova te shkruara se kryetari I Trupit Gjykues Darius Selicki I ka quajtur Ushtaret e UCK’s qe I ka gjykuar “shtaze”(animals) dhe Shqipetaret si krijesa nga “incesti” ( Albanians as “inbred”).

Me tej, ai ka deklaruar se nese I denoj te akuzuarit ( Gjeneral Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe 15 komandant dhe ushtare te tjere te UCK’s ) ai do te gjej pune gjithkun ne Bashkimin Evropian.

Dokumenti qe do te publikohet do te jete vetspjegues.

Comments