Presidenti i La Ligas: Ky çmim duhet të mbajë emrin e Leo Messit

Presidenti i La Ligas spanjolle, Javier Tebas i ka thurur elozhe Leo messit.
Në një intervistë për “Goal”, Tebas hodhi idenë brilante që çmimi i lojtarit më të mirë në La Liga t’i vendoset emri i Leo Messit.
“Do të jetë një ide briliante nëse çmimit si lojtari më i mirë i sezonit do t’i vendosim emrin e Leo Messit, si shenjë respekti për atë çfarë ai i ka dhënë kësaj lige” tha fillimisht ai.
“Çmimi me më shumtë gola në La Liga që aktualisht e ka fituar Leo Messi quhet ‘Zarra Trophy’, atëherë pse mos ta bëjmë një çmim me emrin e Leo Messit.”, vijoi ai.
“Leo Messi është dhe do mbetet lojtari më i mirë në histori të futbollit.’
“Messi po luan këtu që kur ishte i vogël, ai nuk ka limite, gjithmonë, gjithmonë ka qenë në nivelet më të larta.”, përfundoi ai.