Feronikeli ruan kryesimin, Ballkani surprizon Llapin

431
fresco

Feronikeli nuk ndalet merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe ruan kreun e renditjes edhe pas javës së 13-të të IPKO Superligës së Kosovës. Në Drenas skuadra e Zekirija Ramadanit mposhti me shumë vështirësi Drenicën 2-1 duke regjistruar fitoren e 9-të në 12 takime(ka zhvilluar një ndeshje më pak) dhe duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve. Golit të ish mesfushorit të Kukësit Jean Carioca Da Silva  në pjesën e parë që i dha avantazhin Feronikelit iu përgjigj Meziu, 2 minuta para fundit të këtij fraksioni. Megjithatë në minutën e 78-të Feronikeli gjeti golin e fitores me sulmuesin Kastriot Rexha. Surprizën e madhe të javës së 13-të e dhuroi Ballkani. Skuadra e ardhur nga liga e parë mposhti brenda në Podujevë 1-0 Llapin e Bekim Shotanit me një gol të Gashit në minutën e 71-të. Bëri detyrën Gjilani që në shtëpi mposhti 2-0 KEK-un e vendit të fundit me golat e Perez dhe Vilfor Hysës.

Comments