Cungu: Asnjë skuadër nuk luan më mirë se Kukësi, Cyrbja? Pres më shumë nga ai

406
fresco

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së kësaj të premteje ndaj Flamurtarit që do të zhvillohet në orën 14:00 në Kamëz, trajneri i Kukësit Armando Cungu ka folur për shumë tema. Pavarsisht se skuadra e tij humbi tre sfidat ndaj tre kundërshtarëve direktë për 4 vendet e para në klasfikim, Flamurtarit, Skënderbeut dhe Partizanit gjatë fazës së parë, trajneri shkodran i verilindorëve nuk mendon se për momentin në Superiore ka një skuadër që luan futboll më të mirë se Kukësi. Cungu foli për vështirësitë që paraqet sfida me Flamurtarin ndërsa u ndal edhe te çështja Çyrbja.

Përballja me Flamurtarin?

Ndeshjen e fazës së parë me Flamurtarin, pavarësisht se dominuam me lojë dhe me raste, një pakujdesi nga goditja standarde na kushtoi humbjen. Gjithsesi jemi në një situatë tjetër pasi ekipi ka një ritëm tjetër dhe kam bindjen e plotë dhe shpresoj të bëjmë maksimumin, duke pasur me vete dhe fatin pasi në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit na ka munguar.

Ndeshja në Kamzë?

Shpresoj që të ketë përkrahje nga tifozët në këtë ndeshje pasi janë të shumtë ata që ndjekin ekipin tonë nga kjo bashki dhe në fakt deri në këto moment na kanë munguar. Prania e tyre në stadium i jep impuls tjetër ndeshjes duke karikuar ekipin.

Çështja Çyrbja?

Nuk ka asgjë serioze për t’u shqetësuar, është thjesht një çështje disiplinore dhe si rezultat i kësaj të fundit drejtuesit e klubit kanë menduar që të kalojnë mesfushorin tek ekipi i dytë. Pres kontribut më të madh nga Çyrbja pasi ka dhënë shumë tek ekipi i  Teutës ndërkohë që dhe vetë lojtari nuk është i kënaqur me rendimentin e tij në lojë. Ne si klub kemi besimin e plotë tek ky lojtar pasi posedon cilësi sportive dhe shpresojmë të kthehet në formën e tij më të mirë.

Dëmtimet?

Këtë javë kemi pasur probleme serioze me një pjesë të konsiderueshme të ekipit. Pothiuajse pesë lojtarë kanë pasur problem fizike pas ndeshjes së javës së kaluar me Laçin duke mos harruar që kemi pasur pak kohë në dispozicion për rikuperimin e tyre ndërkohë që do të presim dhe ditën e nesërme për të parë se cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Flamurtarin.

Lojë e ashpër dhe pak kartona me Laçin?

Kjo është një pyetjë që duhet t’ju bëhet gjyqtarëve të ndëshjës pasi loja në momente të caktuara ishe e ashpër por për çudi albitri mori vendime të tjera dhe si rezultat I kësaj të fundit shfaqet, për këtë javë, kjo problematikë në raport me dëmtimet.

Pritshmëritë nga ekipi?

Vazhdoj të theksoj që nuk mendoj asgjë tjetër përveç fitores dhe këtë jam munduar që t’jua ‘injektoj’ dhe sportistëve. Futbolli njeh tre rezultate por primare për ne është marja e tre pikëve. Presim përmirësim pavarësisht që kemi bërë mirë që nga momenti që i jam bashkuar këtij klubi duke mos harruar që skuadra ka pasur problematika jo të vogla ndërsa tani shohim një Kukës që luan mirë futboll, që di të marrë rezultate ndërkohë që ka dhe vend për përmirësim në aspektin e finalizimeve të aksioneve.

Fitorja e Skënderbeut përballë Partizanit?

Kampionati ka specifikat e veta pasi pavarësisht lojës së bukur të zhvilluar nga ana e Kukësit kundërshatët direkt për titull zhfrytëzuan të patkat mundësi që krijuan. Është shumë herët për të folur për kampionatin por mendoj që ai është i hapur deri në ndeshjen e fundit të saj.

Shkarkimet e shpeshta të trajnerëve?

Është bërë modë zëvëndësimi I trajnerëve në Shqipëri, gjithsesi nuk më takon të flas për këtë aspekt pasi janë presidentët e klubeve atë që marin vendime për të ardhmen e çdo trajneri.

Çfarë pret nga Kukësi? 

Presim përmirësim dhe kemi bërë përmirësim. Ekipi kishte problematika jo të vogla. Shoh një Kukës që luan futboll. Ende nuk kam parë një ekip që mposht Kukësin me lojë. Në shumë finalizimi aksionesh kemi lënë për të dëshiruar. Çdo ekip ka nevojë për përmirësim, por kemi pasur edhe dëmtime që nuk na lënë të kemi ekuilibër në ekip.

Golashënuesit?

Shpresoj që jo vetëm faza e sulmit me Reginaldon apo Cordeiron dhe mbrojtësat të vazhdojnë të shënojnë shënojnë gola, sikurse edhe kanë bërë ndërkohë që pres dhe lojtarët e mesit të fushës të finalizojnë pasi deri tani kjo gjë ka munguar.

I druheni Dajës?

Kam raporte të mira me të gjithë trajnerët, konkretisht trajneri Daja ka shumë eksperiencë si trajner por duhet respektuar edhe Flamurtari pasi është një ekip që investon shumë. Unë nuk I druhem asnjë lloj ekipi, trajneri apo strategjie.

Comments