Rrumbullaku: Kemi objektiva të mëdha, nuk na lejohen më hapa fals

459
fresco

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Simon Rrumbullaku vijon rikuperimin nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave të lojës, ndërsa para fillimit të takimit me Tiranën, dha një intervistë për mikrofonin e Supersport.

Si po ju shkon rikuperimi?
Kisha një dëmtim në gju, në ndeshjen e dytë ndaj Flamurtarit, që më mbajti 6 javë rresht jashtë fushave, sepse ishte e vështirë të mbyllej plaga. Pastaj, pësova një frakturë në kuadriceps dhe doktori më tha të rri 4-5 javë pushim. Tani mbarova javën e dytë, futem në të tretë dhe më mbeten edhe 2 javë sa të rikthehem.

Si e keni parë Kukësin nga tribuna?
Kukësi gjithmonë ka objektiva të mëdha si ekip. Deri tani kemi mbetur pak mbrapa, por ka kohë që të rikuperojmë këtë diferencë. Duhet të bëjmë kthesën nga sot e tutje, të fitojmë ndeshjet tona, të presim edhe rezultatet e të tjerëve, pasi jo gjithçka është në dorën tonë.

Do ishte mirë të mos e fillonit titullar ndaj Kastriotit?
E vërtetë, por ishte edhe pushimi i Kombëtares, kisha kohë të rikuperoja akoma më mirë. Dëshira ishte e madhe për të luajtur, por erdhi edhe ky dëmtim i dytë. Kështu e ka futbolli, çfarë t’i bëjmë.

Mendoni se të larguarit nga Kukësi nuk janë zëvendësuar si duhet?
Unë nuk jam njeriu i duhur të kritikoj kolegët e mi. Të gjithë japin maksimumin kur vijnë te Kukësi. Këtej e tutje shpresoj që të japim paraqitje akoma më të mira.

Comments