Salca Më e Mirë e Gogozhareve Në Pak Minuta – Receta e Thjeshtë e Shtëpisë

Salca e gogozhareve është një zgjidhje plot shije për tryezën, mjaft e përshtatshme për të shoqëruar çdo gatim të shtëpisë.
Salca e gogozhareve ose ajvari është një gatim tradicional kryesisht i zonës veriore dhe verilindore të Shqipërisë, ndërsa në fakt receta është një traditë e pothuajse të gjitha vendeve të Ballkanit.
E përgatitur me disa nga përbërësit më të shijshëm siç janë specat e kuq, patëllxhanët, karrotat, hudhrat e majdanozi, salca është ndër zahiretë më të shijshme që nuk duhet të mungojë absolutisht në kuzhinën tuaj.
Salca e gogozhareve është një nga ushqimet shoqëruese më të mira për çdo vakt të ditës dhe mjaft njerëz madje e preferojnë edhe si pjesë të mëngjesit përveç vakteve më tradicionale.
Kjo salcë e përgatitur nga amvisat shqiptare shumë e shumë dekada më parë dhe AgroWeb.org u sjell më poshtë recetën tipike të përgatitjes së tij.
Përgatitja e Salcës së Gogozhareve Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
12 speca të mëdhenj të kuq
2 patëllxhanë
1 karrotë
3 thelpinj hudhra
Majdanoz i freskët (një tufë e plotë)
Vaj ulliri
Një lugë gjelle uthull ose lëng limoni
Kripë
Piper i kuq djegës (sipas dëshirës)