Zhbogar: Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile
Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar i cili me ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarl Garet sot ishte për vizitë në Prilep dhe pati takime me autoritetet e qytetit të Prilepit, ndërsa do të takohet edhe me qytetarët.
Sipas Zhbogarit, vizita është në moment shumë të rëndësishëm për vendin kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.
“Vijmë në momentin i cili është i rëndësishëm për vetë vendin, kure dhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore. Mendoj se në të kaluarën nuk kanë ekzistuar zgjedhje të këtilla, siç janë këto tani të cilat u pritën kohë aq të gjatë. Zgjedhjet paraqesin mundësi për vendin t’i stabilizojë marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Presim zgjedhje të mira dhe presim qeveria e re e cila do të dalë të mundet seriozisht të angazhohet në dorëzimin e reformave serioze. Presim menjëherë pas zgjedhjeve të krijohet moment i brendshëm, por edhe moment me BE-në që të mundet së bashku ta krijojmë rrugën evropiane. Të gjitha vizitat e ambasadorëve të BE-së ndodhin para zgjedhjeve që të tregojmë në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të cilat i kanë për tërë vendin. Nuk presim asgjë më pak por zgjedhje korrekte dhe kredibile”, deklaroi Zhbogar.

