Pse duhet t’i besojmë Donald Trump?

233

Pse duhet t’i besojmë Donald Trump?

Nga John Lloyd 

Unë jam optimist për udhëheqjen e Donald Trump. Si shumë nga ata që nuk e mbështesin atë, edhe unë jam i alarmuar se ai fitoi. Por unë nuk besoj se ai do të jetë aq i keq dhe i “frikshëm” sa pretendohet. Është një përkufizim shumë modest i optimizmit, por unë mendoj se është një nga liberalët më të mirë që mund të na udhëheqë. Arsyeja kryesore për “optimizmin tim” është tradita e SHBA-ve  për lirinë, pluralizmi i saj është i paçrrënjosshëm tek populli amerikan.

Ata që shohin Presidencën e  Trump me pesimizëm besojnë se zgjedhja e tij nuk do të jetë “asgjë pervecese një tragjedi.” Disa e shohin si fashist. Shkrimtarja ruso-amerikane, Masha Gessen, duke u bazuar në përvojën e saj me Vladimir Putin, ka shkruar se që t’i mbijetosh  sundimit autoritar duhet t’i “Besosh autokratit”.

Në Evropë pati një  mikpritje të paparë nga ekstremistët e djathtë, e cila  u drejtua nga Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Kombëtar të Francës, e cila sheh në Trump-in dhe “Bëni Amerikën Madhështore Sërish” si një model për Francën. Udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, pas takimit të fundjavës me Trump në kullën e tij se si do të ishte “një president i mirë.” Ka pasur  shumë mbështetje popullore në rrjetet sociale, sidomos në një Itali, e cila zgjodhi Silvio Berluskoni plot tri herë në të kaluarën. Qeveria britanike e  ka marrë si fitoren e Trump “le të shpresojmë për të mirë” , me Sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, që u bërë thirrje liderëve të tjerë evropianë  të ndalojnë se shprehuri pakënaqësitë. Shkrimtari politik për “Financial Times”, Janan Ganesh, mendon se liberalët janë të përndjekur nga parashikimet horror. Kështu që ka thënë edhe ekonomisti amerikan Zachary Karabell. Por pervec të djathtëve ekstremistë , të gjithë janë të frikësuar. Disa, duke përfshirë edhe ish-sekretari i Jashtëm britanik,i cili thotë se është i tmerruar.

Unë nuk jam i frikësuar, përkundrazi jam optimist për arsyet e mëposhtme:

Së pari, një lider fashist ka nevojë për fashistët. Ka disa në Shtetet e Bashkuara, si “Ku Klux Klan” që kanë mirëpritur zgjedhjen Trump. Por shumica e votuesve të tij nuk janë pjesë e këtij kampi. Fashistët duan një shtet të fortë për të shtypin kundërshtarët për të siguruar vende pune. Njerëzit Trump, qoftë punëtorët e klasës së mesme, apo klasa e lartë, duan më pak, shumë më pak. Ekstremi i djathtë kanevojë për një armik të brendshëm, ashtu sic nazistët përdoren hebrenjtë, ose të jashtëm, ashtu si Italia fashiste ndërmori pushtimin e përgjakshëm për një perandori në Afrikë. Amerikanët nuk kanë asnjë ngjashmëri me këto shtete. As Trump nuk përfaqëson asgjë të pamëshirshme si Benito Musolinin dhe Adolf Hitler.

Së dyti, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është themeluar në bazë të lirisë, , ajo konsiderohet si kushtetuese dhe qytetare, është monedha e përbashkët e politikës dhe të drejtës.  Vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila lejoi shpenzimet e pakufizuara të korporatave për zgjedhjet, është argumentuar në bazë të Amendamentit të Parë që garanton lirinë e shprehjes. Amendamenti i dytë për dhënien e të drejtës që qytetarët të mbajnë armë, e ka bërë pothuajse të pamundur për ligjvënësit , ligjet efektive për kontrollin e armëve. Në disa vende të SHBA-së  kushtetuta është më efektive se çdo gjë tjetër dhe ligjet janë kudo dhe aq të forta sa aprovimi ose kundërshtimi i përgjithshëm publik.

Së treti, mediat amerikanë të cilat  tradicionalisht kanë funksionuar si vëzhgues mbi qeverinë, nuk janë në gjendje të mirë. Ato janë të zëna ngushtë nga super mbështetja për Clinton dhe janë duke vuajtur nga nga rënia e të ardhurave nga reklamat.  Vetëm pak prej rrjete të mëdha mediatike kanë dalë nga zgjedhjet me besueshmërinë e tyre padëmtuar. Por gazetat e mëdha të tilla si “Neë York Times” kanë premtuar se do të mësojnë nga përvoja. Përveç kësaj, votuesit tani kanë gjithashtu qindra burime  lajmesh në internet, shumë prej të cilave vujnë për objektivitet. Praktikimi relativisht i lirë i gazetarisë, do të mbetet megjithatë  një ndikim i madh. Gazetarët e lartë amerikanë dhe redaktorët nuk do të heqin dorë nga një detyrë e vetë-përcaktuar dhe demokratike, për të favorizuar pushtetin

Së katërti, amerikanët janë shumë të adaptueshëm. Ata janë më pak të nxitur nga tradita se sa homologët e tyre evropianë dhe nuk kanë frikë nga ndryshimi. Kjo zgjedhje           janë parë gjerësisht si një reflektim i fanatizmit të vendit dhe ksenofobisë, por edhe mund të shihen si “zbulimi” i një klase punëtore të tjetërsuar të kombit, që ka disa ngjashmëri me “zbulimin” e të drejtës së  votës në mënyrë radikale për popullsinë afrikano-amerikane në vitin 1960.  Tashmë do jetë Trump ai që do t’i japi formë gjithçkaje. Ai është përshëndetur si një shpëtimtar por edhe mund të rendojë gjendjen . Liberalët kanë një punë të madhe për të bërë në rishikimin e politikave të tyre, ashtu si të majtët evropianë. Evropianët në fakt duket se ende duhet të “zbulojnë” miliona të rinj  dhe rreth 40 për qind të femrave në Itali, Spanjë dhe Greqi , që prej kohësh janë të papunë.

Së pesti, Trump nuk mund të jetë aq i shpejtë në prishjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, sic sugjeron retorika e fushatës.  Trump ka shumicën republikane në të dyja dhomat, por pa  miratimin e tyre nuk mund t’i zbatoj të gjitha politikat e tij. Ligjvënësit e partisë, mund të bien dakord që anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë më shumë për ruajtjen e  Aleancës, por shumë republikanë e  mbështesin NATO-n në mënyrë të zjarrtë. Në të vërtetë,  ditët e para të zgjedhjes së tij, Trump u angazhua të mbante një marrëdhënie të fortë me Aleancën, gjatë një takimi me Presidentin Barack Obama.

Fati i marrëveshjeve  tregtare, veçanërisht ai Partneritetit Trans-Atlanti me Azinë është i brishtë. Por edhe nëse Kongresi republikan refuzon të ratifikojë traktatin, nuk është e paarsyeshme të mendosh se Trump-i cili u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Nju Jork të enjten, të mos ndikohej nga politikani japonez, Yoichi Funabashi, i cili argumenton se Shtetet e Bashkuara kërcënojnë ekspansionizmin ekonomik të Kinës në qoftë se Uashingtoni nuk do të marrin pjesë në marrëveshjet shumëpalëshe të tregtisë.

Ky besim justifikohet nga tradita, kushtetuta dhe të dhënat e veprimeve amerikane që kanë ndërhyrë gjithnjë në në anën e lirisë, qoftë kjo edhe në kohëra katastrofale. /Përshtati nga Reuters, SYRI.net/

Comments