Sonte në ClickPlus tek Tv21 përballen Karaga nga BDI, Huseini nga PDSH, Labënishta nga Besa dhe Rushiti nga Aleanca për shqiptarët

227

 

Sonte në emisionin prestigjioz debativ Click Plus që transmetohet në Tv21 do ketë një debat në kuadër të fushatës parazgjedhore, njofton Zhurnal.

Në debatin politik që pritet të fillojë nga ora 21 do të përballen kandidatët për deputet të njësisë së V zgjedhore edhe atë Adem Karaga nga BDI, Adrian Huseini nga PDSH, Arben Labënishti nga Koalicioni rilindje me Besë dhe Syrja Rushiti nga Aleanca për shqiptarët.

Përballë kandidatëve për deputet pritet që të jenë analistët e njohur Arsim Sinani, Gazmend Ajdini, Adelina Marku dhe Ylber Sela.

Comments