Revizorët: Prokuroria publike ka qasje selektive (VIDEO)

304

prokuroria

Standarde të dyfishta nga Prokuroria Publike lidhur me raportet e revizorit. Prokuroria e Marko Zvërlevskit menjëherë vepron dhe merr masa nëse në raportet e kompanive private ka parregullsi, ndërsa nuk vepron lidhur me raportet për parregullsi në organet shtetërore. Ky është konstatimi i një pjese të revizorëve privat.

“Mund të besohet se tek Enti shtetëror i revizionit ka ndonjë politikë. Pasi ata shohin shpenzime publike, ndoshta kolegët i shkruajnë parregullsitë, por të paktën deri më tani unë nuk kam dëgjuar të ketë pasoja lidhur me këto shkrime. Do të thotë, analizat e tyre do të duhej të përfundojnë tek Prokuroria Publike, por deri më tani nuk kam dëgjuar se është vepruar sipas ndonjë raporti nga Enti shtetëror i revizionit”, tha Borislav Atanasovski, kryetarë i institutit për revizorë të autorizuar.

Përkundër pyetjeve të ALSAT M dërguar Prokurorisë Publike dhe Komisionit anti-korrupsion lidhur me shpenzimet prej 400 mijë eurove të pa mbuluara të MASH-it, asnjëri nga këto dy Institucione nuk janë përgjigjur. Revizorët para dy muajve në raportin e tyre për punën e Ministrisë së Arsimit vërtetuan se Abdilaqim Ademi dhe Spiro Ristovski kanë shpenzuar në dreka të shtrenjta ndërsa kanë fjetur në hotele luksoze.

Comments