Dënohet me burg të përjetshëm vrasësi i deputetes britanike

Ekstremisti djathtist, Thomas Mair, është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e deputetes laburise në Britani të Madhe, Jo Cox, pas shtatë ditëve gjykim në gjykatën Old Bailey, gjatë të cilit i pandehuri nuk kishte bërë as edhe një përpjekje të vetme për ta mbrojtur veten.
Mair e qëlloi disa herë me armë dhe më pas e theri me thikë Cox-in, gjatë një fushatë për referendumin e Britanisë për BE, në qershor të këtij viti, transmeton Express.
Gjatë sulmit, ai kishte bërtitur “Kjo është Britania”, “Mbajeni Britaninë të pavarur,” dhe “Britania së pari”.
Cox vdiq nga plagët e renda në ambulancë, përkundër një operacion emergjent që iu ishte nënshtruar.
Ajo ishte qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në gjoks, e më pas ishte therur 15 herë.

