
Askush zyrtarisht nuk e dinë se kur do të mbahet takimi mes qeverisë së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Takimi i caktuar për qërshorin e këtij vitit nuk u mbajt dhe u anulua për kohë të pacaktuar. Njohësit e rrethanave politike në vend për gazetën Lajm kanë dhënë pikëpamjet e tyre rreth çështjes në fjalë.
Ish deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri thotë se prolongimi i takimit nuk mund të arsyetohet në asnjë moment, edhe pse qeveria ka qenë e angazhuar me inplementimin e marrveshjes së Greqisë.
“Është një arsyetim i tyre, me të vetmin qëllim prolongimin e takimit me Kosovën. Krejt kjo ka një prapavi tjetër, që shqiptarët duhet ta kenë parasyshë se Maqedonia është një shtet me orientim sllav. Këtë e them publikisht pas një analize më të detajuar. Kjo penges është si rjedhojë e ngjarjeve historike, kanë lidhje gjaku me ta, aryse tjetër është se Maqedonia edhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës ka shprehur rezerva, pra edhe Mali I Zi e ka njohur Maqedoninë para Kosovës”, tha Shaqiri
Shaqiri shpreson se kjo gjendje do të ndryshojë duke aluduar në ndikimin dhe ndërhyrjen e SHBA-ve dhe BE-së
Njohësi i rrethanave politike, Ibrahim Memedi për dallim nga parafolësi i tij, thotë se angazhimi dhe ngarkimi i Qeverisë sonë dhe vënja në rend të parë Marrveshjen e prespës mund të jetë arsyeja e prolongimit të takimit
“Nuk mendoj se ka ndonjë problem në aspektin poltik. Siç e thash, Qeveria I ka kushtuar më shumë rëndësi zgjedhjes së problemit shekullor me Greqinë”, tha Memeti për Lajm.
Sipas zëdhënësi të Qeverisë Muhamed Hoxha, të gjitha përgatitjet për organizimin e mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Kosovës, kanë përfunduar.
“Pikat dhe fushat që do të jenë pjesë e diskutimit janë definuar dhe e vetmja gjë që ka mbetur është precizimi i terminit të saktë për mbajtjen e mbledhjes që duhet të jetë e dakorduar nga ana e dy qeverive të të dy shteteve”, tha Hoxha për Lajm.
Ai thotë se presin që mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive, në mënyrë plotësuese do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve fqinje dhe do të intensifikojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pa treguar ndonjë datë të saktë se kur do të mbahet dhe pse paraprakisht ka dështuar.
Ndryshe sa i përket kohës se kur do të zhvillohet takimi, mes Maqedonisë dhe Kosovës, zv/kryeministri Enver Hohaj në qershor të këtij viti kishte thënë se një gjë e tillë do të ndodh brenda muajit qershor.
“Jemi në fazat e fundit të koordinimit të agjendës dhe caktimit të datave. Po shohim një ditë që u përshtatet edhe agjendave të kryeministrave dhe qeverive tona meqë nuk ka ndonjë pengesë tjetër për tu mbajtur. Po synojmë që gjatë qershorit ta kemi një datë nëse i përshtatet edhe palës maqedonase meqë qeveria në Shkup mund të ketë një agjendë tjetër intensive që lidhet me negociatat për emrin dhe hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim”, kishte deklaruar Hoxhaj./Lajm/