Hykmete Bajrami: Demarkacioni u pranua nga Qeveria si kusht për viza

211
Hykmete Bajrami: Demarkacioni u pranua nga Qeveria si kusht për viza

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, dhe njëherësh anëtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se kushti i demarkacionit është pranuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2013.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës është pajtuar se në vitin 2013 t’i ketë këto kushte, duke përfshirë edhe demarkacionin.

Ajo ka thënë se në programet, që pas marrëveshjes së sotme, ka qasje Kosova, janë zgjedhur disa.

“Disa prej tyre (programe) kanë kosto financiare. Por ne kemi zgjedhur ato që lidhen me këto ministri: Arsimit, Financave, Tregtisë e Industrisë”, ka thënë ajo.

Comments