Deputetët serbë “bllokojnë” ndërtesën e Kuvendit, thonë se do qëndrojnë deri në takimin me Hahn

292
fresco

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e komisarit evropian, Johannes Hahn.

Deputetët kanë thënë se do ta kalojnë natën aty derisa tu mundësohet takimi me Hahn, njofton Klan Kosova.

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë që këtë veprim po e bëjnë për të kundërshtuar taksën 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, e cila sipas Simiq po e rëndon gjendjen e serbëve në Kosovë.

Kujtojmë se komisari evropian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë në Kosovë të hënën ku pritet të takohet me zyrtarët shtetërorë për të diskutuar për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.

Comments