LSDM: VMRO-ja 11 vite ka injoruar problemin me ndotjen e ajrit

457
fresco

Problemi me ndotjen e ajrit, 11 vite ka qenë i injoruar nga pushteti i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së e cila nuk ndërmori asgjë e cila mendonte se si më shumë të grabit para nga qytetarët.

“Rritja e ndotjes së ajrit në këto 11 vite është rezultat i sjelljes kriminale, duke mos treguar asnjë kujdes për shëndetin e qytetarëve. Pas 11 vitesh injorim të problemit me ndotjen, pas 11 vitesh ndotje sistematike të mjedisit jetësor dhe gjelbërimit, sot merren masa për uljen e ndotjes së ajrit, ngritën sipërfaqe të reja të gjelbëra dhe veprohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit sivjet janë pastruar mbi 350 deponi, ndërsa furnizohen autobusë të ri ekologjik në vlerë prej 12 milionë euro…”, kanë thënë në LSDM.

/MEDIAL/

Comments