Gjykata Speciale ka lëshuar thirrjen për personin e parë nga Kosova, në këtë rast ish-deputetit të PDK-së, Rustem Mustafa-Remi.
Ndaj kësaj thirrje sot ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtaretë Kosovës (OVL UÇK).
Sipas OVL UÇK-së, me këtë rast është bërë padrejtësi, pasi UÇK ka bërë luftë clirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Më poshtë reagimii plotë i OVL UÇK-së:
Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Ne si OVL UÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, përshkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm kompromitimin e luftës sonë çlirimtare.

