Gjykimi për rastin e 27-prillit sot vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e të akuzuarit Mitko Çavkov ka propozuar dy dëshmitarë, e Dushko Lazarovit tre dëshmitarë, e Goran Gjoshevskit dy dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.
Dëshmitarë shtesë ka propozuar edhe mbrojtja e të akuzuarve Bogdan Ilievski – pesë dëshmitarë, Boris Damovski dhe Jane Çento nga një dhe Abdulfeta Alimi, e ka propozuar Ziadin Selën.