“Tortura”, Mijallkov ndoqi kronika për kushtet në burgje

268
fresco

Prokuroria Speciale Publike sot në gjykatë paraqiti kronika të transmetuara në televizionet kombëtare për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011.

Në rastin “Tortura”, prokurori Lubomir Lape komentoi për incizimin e Boshkovskit me pranga në duar i kthyer drejt një tualeti plastike, ndërsa i përshkroi edhe veprimet e tjera gjatë arrestimit. Në rastin “Tortura” për sjellje çnjerëzore, përkatësisht për arrestimin brutal të Boshkovskit të akuzuar janë ish -drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, ish-kreu i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki dhe pesë anëtarë tjerë të njësitit të njëjtë.

Me kërkesë të mbrojtjes, në vend se vetëm kronikat për arrestimin e Boshkovskit, u panë të gjitha edicionet e lajmeve të televizioneve dhe kështu i paraburgosuri Mijalkov dëgjonte për temat lidhur me kushtet e këqija në burgje.

Comments