Milaim Zeka: Gjykata Speciale u themelua për Thaçin

477
fresco

Po vazhdon debati për Gjykatën Speciale ku po merr pjesë përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, deputeti Milaim Zeka, si dhe avokatët Tomë Gashi e Natal Bullakaj.

Në këtë debat po flitet edhe për mënyrën si nisi themelimi i Gjykatës Speciale, baza e të cilit është tek raporti i Dick Martyt.

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, me këtë rast tha se raporti përmend protagonist kryesor Hashim Thaçin dhe se gjykata u themelua për të.

“Gjykata Speciale është themelu për Hashim Thaçin se çka i kanë premtu ndërkombëtarë tash e çka ka bë ai për me lobu me shpëtu vetën ai e din…Hashimi nuk është budallë me bë kundër vetës gjykatë, por e ka pa interesin e Kosovës më të madh…, ka thënë Milaim Zeka.

Comments