REAGIM Familja Zymberi dhe ish-ushtarë të UÇK-së, reagojnë ndaj vizitës së Angellovit te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan

543

Shkup, 18 dhjetor – Pas vizitës së pjestrit të forcave të armatosura maqedonase i cili ka qenë edhe gjerneral në kohën e luftës së vitit 2001, Stojançe Angellov te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, kanë reaguar nga familja Zymberi dhe ish ushtarak të UÇK-së, informon Zhurnal.
“Familja Zymberi dhe ish ushtarët e UÇK-së, të afermit nga gjaku bashkqytetarët e fshatit Sllupçan dhe me gjër e dënojnë ashpër dhe distancohen nga veprimi i fundit i Abedin Zymberit i cili në kokë më vete, duke mos analizuar veprimin e tij të pamatshëm dhe shumë nënçmues ndaj familjes, ndaj vlerave të luftës, i njëjti vepron aq lartë në degradimin e më sublimës dhe të shëjtes, pa asnjë turp sjell në homazhe një njëri me dosje kriminale i cili njihet mirë në shoqëri e më gjërë se kush është… veprimin e pamatshëm dhe të pamenduar fare nga Abedin Zymberi e dënojmë dhe distancohemi dhe nga i njëjti kërkojmë që në të ardhmen mos të veproj dhe të miret me veprime të cilat janë në kundërshtim me vlerat humane, veprime të cilat dëmtojnë autoritetin e familjes, dëmtojnë vlerat e arritura nga gjaku i derdhur i ish ushtarëve të UÇK-së dëmtojnë të kaluarën e dhimbëshme dhe të hidhur të rajonit në rrethin e Kumanovës. Dëshirojmë të besojmë se veprime të tilla nuk do mund të përsëriten më”, thuhet në reagimin e familjarve dhe ish-shokëve të luftës së UÇK-së, të indinjuar nga vizita e Abedin Zyberit me Stojançe Angellovin te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan.

Comments