Prokuroria, hetime për pagat shtesë të Këshillit Gjyqësor

275

Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit të organizuar ka filluar hetim për shtesat që Këshilli Buxhetor i Gjykatës, ua ka ndarë anëtarëve të Këshillit të Gjykatës dhe vetë gjykatësve. Nga Organi ndjekës bëjnë me dije se ka indicie për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit.

Prokuroria do të shqyrtojë bazën e vendimeve të marra për pagesë shtesë të pagave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor si dhe pagesën e bërë. Prokurori Publik kompetent po heton  përgjegjësinë penale eventuale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, duke shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë me pagesën e shtesave të cilat nuk janë në përputhje me Ligjin për paga të anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë” -thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Sindikata e Nëpunësve në Gjyqësorë kërcënojnë me grevë nëse vendimet nuk tërhiqen, së bashku me kryetarin e Këshillit Buxhetor Zoran Karaxhovski. Madje për këtë të fundit, paralajmërojnë kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare. Krye-sindikalisti Pece Grujevski i quan skandaloze dhe të jashtëligjshme vendimet e Këshillit Buxhetor të Gjykatës për shtesa ndaj anëtarëve të këshillit dhe shtesa retroaktive ndaj gjykatësve.

Sindikata e SPONGJ-it dhe Shoqata e administratorëve gjyqësorë të hënë do të sjell kallëzim penal kundër Zoran Karaxhovsikit, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare me të dy vendimet të nënshkruara nga vetë ai, për ndarje të mjeteve shtesë të pagës për gjykatësit dhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Gjykatës”- pohoi Pece Grujovski, kryetar i SPONGJ-it.

Ligji parashikon që kompensime shtesë në gjyqësor mund të marrin vetëm gjykatësit, por jo edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Megjithatë kusht është që vendimi të jetë miratuar në muajin aktual dhe jo për muajt e kaluar.  Këtë vendim të Këshillit dje e dënoi edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Sipas saj ky vendim mund të iritojë administratën gjyqësore me qëllim që të pengohet rrjedha normale e procedurave të rëndësishme gjyqësore që janë duke u zhvilluar aktualisht. Nga ana tjetër, kreu i Këshillit Buxhetor Gjyqësor Zoran Karaxhovski për Alsat tha se edhe pse vet ka votuar kundër këtij vendimi, ai është ligjor sepse është mbështetur nga të gjithë anëtarët tjerë të Këshillit./alsat

Comments