2018-ta, vit i rëndë për sektorin e ndërtimtarisë
Komuniteti i biznesit kërkoi nga Qeveria që sa më shpejtë të miratohen ndryshimet në Ligjet mbi planifikimin urban dhe Ligjin për ndërtim. Me këtë do të tejkalohet një problem i madh, që është bllokimi i tashmë planeve të detajuara urbanistike të miratuara. Nga ministri i transportit, Goran Sugareski, Odat Ekonomike kërkuan që në tenderë të futet klauzolë që do të kërkohej nga investitorët e huaj që ndërtojnë të blejnë materiale ndërtimi nga vendi ynë dhe të bashkëpunojnë me nën-kontraktorët e brendshëm.
T’i zgjidhim problemet që janë krijuar dhe të kemi sukses në vitin 2019.Për shkak se viti 2018 është një vit i zi për sektorin e ndërtimit “- tha Ivica Jaqimovski nga LOE.
Ligji për Planifikimin Urban është në fazën përfundimtare dhe hyn në procedurë qeveritare. Konsultimet e fundit do t’i bëjmë dhe pastaj do të hyjë edhe në procedurë parlamentare”- pohoi Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

