Daçiq: Amerika do që ne ta nënshkruajmë këtë lloj marrëveshje me Kosovën

488
fresco

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të organizojnë një model të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë si ajo që u nënshkruara mes Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978, thotë kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

‘Ata janë gati të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes, pasiqë nuk janë pjesë e dialogut në të njëjtën kohë, por ajo që po ndodh aktualisht në anën e Prishtinës, me masat që ka marrë Haradinaj ndaj nesh, tregojnë se zgjidhja nuk është afër”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka komentuar edhe letrën e presidentit amerikan, Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, duke thënë se ‘ishte një farë mbështetje për procesin’.

Marrëveshja e paqes midis Egjiptit dhe Izraelit u nënshkrua 16 muaj pas vizitës së presidentit egjiptian Anëar Sadat në Izrael në vitin 1977 pas negociatave intensive.

Karakteristikat kryesore të traktatit ishin njohja e ndërsjellë, ndërprerja e gjendjes së luftës që kishte ekzistuar që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948, normalizimi i marrëdhënieve dhe tërheqja e plotë nga Izraeli e forcave të saj të armatosura dhe civilëve nga Gadishulli i Sinait që Izraeli kishte kapur gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967.

Egjipti ra dakord të largohej nga zona e çmilitarizuar. Marrëveshja gjithashtu parashihte kalimin e lirë të anijeve izraelite përmes Kanalit të Suezit dhe njohjen e Ngushticës së Tiranës dhe të Gjiri i Akabës si rrugë ujore ndërkombëtare.

Marrëveshjae bëri Egjiptin shtetin e parë arab të njohë zyrtarisht Izraelin.

Comments