Detaje nga vrasja e shqiptares nga babai në Kurfuz

396

Mediat më të rëndësishme të Greqisë, mes tyre “Ekathimerini” kanë shkruar në lidhje me vrasjen e një shqiptareje 29 vjeçe nga ana e babait në Korfuz. Siç shkruan media greke në fjalë, shqiptarja është gjetur e varrosur dhe sigurisht pa shenja jete në oborr të shtëpisë, në pjesën e pasme.

Policia nisi hetimet, pasi partneri i saj afgan ka raportuar. Partneri afgan ka thënë në polici se kishte disa ditë që e merrte në telefon e se vajza nga Shqipëria nuk përgjigjej. Ai kishte hedhur dyshime për vrasje, duke ditur raportet problematike mes partneres së tij dhe babait të saj. Viktima quhet Angjelina Petro dhe ka lindur në Berat, Shqipëri.

Zhdukja e 29-vjeçares ka ndodhur dy ditë më herët dhe ka dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur edhe gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas provave paraprake ligjore, viktima pësoi goditje të rënda në trup me një objekt të mprehtë që shkaktoi vdekjen e saj. Motivi i vrasjes dyshohet fakti se babai nuk ka pranuar idenë që vajza kishte të dashur një afgan.

Comments