Policia konfiskon 300 kg marihuanë në Butel të Shkupit (VIDEO)
Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë, sot në bazë të urdhrit gjyqësor, dhe pas informatave të marra më parë nga masat dhe aktivitetet e caktuara, ka bastisur shtëpinë e personit me iniciale H.E 30 vjeç nga Shkupi.
Gjatë bastisjes policia ka gjetur 229 qese me rreth 300 kilogram marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër H.E do të ngritët padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshimit në shitje të drogave narkotike”.
Policia konfiskon 300 kg marihuanë në Butel të Shkupit
Policia konfiskon 300 kg marihuanë në Butel të Shkupit
Gepostet von Tetova Sot am Freitag, 4. Januar 2019