Veseli për Specialen: Do të dalim faqebardhë

309

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për nisjen e ish eprorëve të UÇK-së, Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës për në Hagë raporton “Zeri.info”.

Ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova do të kaloj edhe këtë sfidë dhe do të del faqebardhë.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë. Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka shkruar Veseli. ZERI

Comments