
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Twitter” e ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
Ai vlerësoi se marrëveshja është e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.
Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO
“Me padurim pres që Republika e Maqedonisë së Veriut të kyçet drejtë NATO-s”, shkruan Stoltenberg.
Sot Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për”, 146 vota “kundër” dhe 1 votë “Të përmbajtur” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: Maqedonia e Veriut.