Istog, gjendet një mjet shpërthyes

443
fresco

Në Banjë të Istogut një person derisa ishte duke pastruar parkun e një hoteli, ka hasur në një mjet shpërthyes.

“Vendin e ngjarjes e kanë siguruar njësitë policore, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt, pa ndonjë pasojë e kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Comments