Interi ‘mallkon’ VAR-in, Fiorentina ia heq fitoren nga duart në minutën e 100-të

335

Fiorentina dhe Interi zhvilluan në “Artemio Franki” ndeshjen e javës së 25-të të Serie A, njofton Syri.net.

Rezultati final i këtij takimi dramatik u vendos në minutën e 10-të shtesë me anë të një penalltie të dhënë me VAR për Fiorentinën, e cila barazoi 3-3.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e zikaltërve me rezultatin 2-1.

De Vrij shkakton autogol në minutën e parë, por Interi përmbys me Vecinon dhe Politanon, i cili shënon një supergol.

Në pjesën e dytë shënohen edhe tre gola të tjerë, por këtë herë 2 nga Fiorentina dhe 1 nga Interi.

Përfundimisht 3-3, ku zikaltërve u shpëton në minutat shtesë fitorja nga duart.

Comments