SHBA-ja e tërheq personelin diplomatik nga Venezuela

291
fresco

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta tërheqin tërë personelin diplomatik i cili ende gjendet në Ambasadën e tyre në Karakas për shkak të keqësimit të krizës në vend, kumtoi sekretari shtetëror Majk Pompeo.

“Vendimi është reflektim i situatës së keqësuar në Venezuelë si dhe vlerësimet se prania e personelit diplomatik në Ambasadën amerikane u bë kufizim për politikën e SHBA-së”, ka shkruar Pompeo në Tuiter.

Ai nuk saktësoi kur saktë personeli do të tërhiqet nga Ambasada në Karakas.

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro më 23 janar kumtoi se i ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA-në, e cila e njohu liderin opozitar Huan Guaido për president të përkohshëm të vendit dhe urdhëroi të gjithë diplomatët amerikanë të largohen.

Comments