Juventusi po luan në fushën e vet ndeshjen e kthimit me Atletico Madridin, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, shkruan Syri.net.
Juventusi i nis vrullshëm, teksa që në minutën e tretë shënon me Chiellinin, por goli anulohet për një faull të Ronaldos ndaj portierit të Atleticos.
Më pas, në minutën e 27-të është Cristiano Ronaldo i cili shënon me kokë pas një krosi të Bernardeschit, 1-0.
Me avantazhin 1-0 mbyllet pjesa e parë, teksa takimi i parë ka përfunduar 2-0 për spanjollët.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.