Manchester City ka turpëruar 7-0 Schalken në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10-2.
Skuadra e Pep Guardiolës e kishte fituar 3-2 ndeshjen e parë në Gjermani, por nuk i la asgjë rastit dhe e shkatërroi krejtësisht Schalken në ndeshjen e kthimit në “Etihad”.
Sergio Aguerro shkëlqeu me dy gola në pjesën e parë, derisa Leroy Sane, Raheem Sterling, Bernardo Silva, Phill Foden dhe Gabriel Jesus shënuan nga një herë secili.
Manchester City i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit, Manchester Unitedit, Portos dhe Juventusit në çerekfinale.