Hakmarrja si pistë e atentatit ndaj Jurgen Kurtit, i hetuar në dy vrasje

380
fresco

“ Agjentët e krimeve kundër jetës u rikthyen edhe njëherë në rrugën “ Zef Jubani ”, aty ku ekzekutua me armë, Jurgin Kurti. Policia po has vështirësi gjatë hetimeve pasi në zonë mungojnë kamerat e sigurisë ”

Ndërkohë nga dëshmitarët okularë, uniformat blu kanë arritur të mësojnë se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy persona, janë larguar nga vendngjarja me një automjet mercedes benz.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës dhe precedentëve penal. Disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje, përfshirë edhe familjarë të 26 vjeçarit për të mësuar nëse kohët e fundit si kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme.

Jurgen kurti u qellua per vdekje me pistoletë rreth ores 22 te mbremjes se te henes në shkallët e pallatit ku banonte. Ai nuk ishte nje emer i panjohur per policine.

Ne vitin 2016 Kurti u arrestua si i perfshire ne vrasjen e babait por me pas u lirua pasi krimin e mori persiper daja i tij.

Nje vit me vone ne 2017-ën, ne atë kohë 24 vjeç, Kurti u perfshi ne nje ngjarje tjeter te rende, kete here ne qytetin e durresit, ne dhunimin me pasoje vdekjen te 58 vjecarit agim arapi per nje konflikt qiraje.

Edhe per kete rast ai u hetua si i perfshire por më pas u denua per “vrasje nga pakujdesia” vetem vjehrri i tij. Jurgen kurti njihej si biznesmen dhe menaxher vipash . Ai bente jete luksoze qe e ekspozonte edhe ne rrjetet sociale.

Comments