LSDM-ja kërkon rivotim në 8 vendvotime

269

LSDM dhe Koalicioni ka paraqitur tetë ankesa në KSHZ, të cilat janë për rrjedhën e zgjedhjve, dhe rezultatet e numërimit, duke kërkuar anulimin e votimit në këto tetë vendvotime dhe përsëritje të votimeve.

“Ne besojmë se me veprimet që janë kryer në qendrat e votimit për këto tetë ankesa janë kryer shkelje thelbësore të procesit zgjedhor, gjëgjësisht në vërtetëtimin e rezultateve të zgjedhjeve”, tha përfaqësuesi i LSDM-së, transmeton TetovaSot.

Në ankesat e LSDM-së kërkohet anulimi i rezultateve dhe rivotim në vendvotimet e kontestuara.

Comments