Matthijs de Ligt: Eliminuam ekipin më të fortë!

Matthijs de Ligt, një nga heronjtë e Ajax-it në këtë sezon, ka folur për “Veronica TV” pas fitores kundër Juventus-it që i siguroi ekipit të tij kalimin në gjysmëfinalet e Champions League.
“E kemi bërë përsëri! Kemi patur pak vështirësi në fillim, por kemi luajtur mirë në përgjithësi”, ka thënë qendërmbrojtësi i holandezëve.
“Po çmendesha pak, sepse nuk po shfrytëzonim asnjë nga rastet që po krijonim”, raporton telesport.
“A mund ta fitojmë trofeun? Tani jemi në gjysmëfinale dhe kemi eliminuar dy nga favoritet në dy raundet e fundit. Ndeshjet e ardhshme do të jenë të vë shtira, por kështu ishin dhe dy të fundit. Ku i dihet”.