Fituese e festivalit Bletëzat kënga “Dorashkat” e interpretuar nga Elsa Osmanollaj – VIDEO

210
15442113_10153979743937181_8124348545885948568_n

Ka përfunduar mbrëmë në Tetovë, festivali për Fëmijë Bletëzat 2016. Salla e madhe e Qendrës për Kulturë në këtë qytet, ka qenë e stërmbushur me prindër të cilët kishin ardhur për të ndjekur këngëtarët e vegjël.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua drejtori i festivalit Mevaip Abdiu, i cili theksoi se ky festival ndonëse me shumë sfida dhe me shumë pak përkrahje megjithatë ka arritur të mbijetojë dhe të jetë një nga festivalet më të vjetra dhe të vetme në Tetovë për fëmijë. Ai uroi që edhe fëmijët e Aleppo-s që të jetojnë si krejt fëmijët e botës.

Në ndërkohë hapjen e fetsivalit e ka bërë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behuxhdin Shehapi, i cili nënvizoi se ky festival edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrahet nga Ministria e Kulturës sepse është i vetmi festival për fëmijë në këto treva dhe ka ruajtur një traditë.

Poashtu të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Qendrës për Kulturë Haki Fazliu, i cili nënvizoi se sa të jetë drejtor në këtë qendër do të përkrah festivalin.

Ndryshe këtë vit këngët e fëmijëve konkuruese janë përcjellur nga korri i fëmijëve të shkollës fillore Migjeni në Tetovë i  udhëhequr nga profesoresha e muzikës Anita Aliu.Krahas mirënjohjeve për pjesëmarrësit poashtu janë ndarë edhe çmime të tjera për këngëtarët e vegjël.

Kështu tre vendet e treta i kanë marrë edhe atë Ela Ziberi, Tuana Rexha dhe Tuana Selami. Dy vendet e dyta kanë qenë për Lina Demiri dhe Unik Kroi, ndërsa vendi i parë për Elsa Osmanollaj me këngën Dorashkat. Çmimi i publikut ka shkuar për Tuana Rexha me këngën Nëna. Në përbërjen e Jurisë kanë qenë Gonxhe Shabani-kryetare, Laureta Fetai, dhe Lejla Beqiri.

Në skenë u  prezentuan me këngë Jehona Shaqiri me djalin e saj Dielli Shaqiri, këngëtarja Odeta Dervishi me grupin e fëmijëve dhe të rinjtë e shoqërisë kulturore artistike Xheladin Zeqiri, me një valle, me të cilën fituan vendin e  dytë në garrat ballkanike në Shkodër. Festivali për fëmijë Bletëzat tani më me traditë mbi 20 vjeçare, është një ndër festivalet më prestigjioze për fëmijë në Maqedoni, i cili gjithmonë, mbush sallën e qendrës për kulturë në Tetovë. Vlen të theksohet se festivali është përkrahur nedhe Komuna e Gostivarit dhe Tearcës, kompanitë Sun and Stars, Pompa e Benzinës Hit Oil, Anzhi Detska Radost.

Comments