Ronaldo po punon me agjentin për të transferuar në Torino lojtarin e Realit

545

Jorge Mendes po e ndihmon Juventusin që gjatë merkatos së verës të transferojë James Rodriguez.

Ylli kolumbian po e përfundon huazimin 2-vjeçar te Bayern Munich, ndërsa “Zonja e Vjetër” ka hyrë në negociata me Realin e zila zotërion kartonin e lojtarit, shkruan “Calciomercato”, shkruan SYRI.net.

Agjenti i njohur portugez beson se transferimi i James drejt Torinos nuk është i vështrirë, pasi kolumbiani nuk bën pjesë në planet e Real Madridit.

Për të përfunduar operacionin me sukses pritet që edhe Ronaldo t’i bëjë një ftesë lojtarit me të cilin ka qenë pjesë e Real Madridit.

Comments