Presidencialet, ndryshon fokusi i fushatës së kandidatëve

450
fresco

Rezultatet e rrethit të parë, arritja e censusit dhe nxitja e qytetarëve për të dalë për të votuar më 5 maj, janë në fokus së fushatës presidenciale në pesë ditët e para të rrethit të dytë. Kandidati i pushteti për president Stevo Pendarovski, në shfaqjet e para pas rrethit të parë duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për siç tha konceptin euroatlantik, duke kundërshtuar konceptin e kundërkandidates Siljanovska.

Koncepti i opozitës pengon kohezionin e brendshëm të shoqërisë sonë, nuk i trajton të gjitha komunitetet etnike si të barabarta, sjell prapambetje në aspektin ekonomik, na kthen në kohë konflikti dhe nuk mund të na sjellë aspak pranë institucioneve euroatlantike”-tha Stevo Pendarovski .

Tërësisht ka ndryshuar qasja e Gordana Siljanovska Davkovës, kandidates e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE. Në takim me qytetarët fokusin e vendos tek faktorizimi i femrës. Ndërsa akuzon pushtetin dhe kundër kandidatin e saj për mediokritet politik.

Gjithçka që ndodhi në 30 vitet e fundit kur njerëzit u klonuan, u bënë politikanë dhe u klonizuan. Mendoj se duhet të largohen dhe të fillojmë një politikë të re të orientuar drejt pranverës që do të zgjojë më të mençurit dhe më kritikët. Kjo, është veçanërisht e vërtetë për pjesën femërore të popullsisë, mbizotëron në shumë profesione, megjithatë nuk është në funksionet kyçe”-theksoi Gordana Siljanovska Davkova.

Pendarovski e Siljanovska në fillimin e fushatës për rrethin e dytë në fokuse kishin edhe votat e shqiptarëve, duke kërkuar votat e 80 mijë votuesve e opozitës dhe kandidatit Blerim Reka.

Mefail Ismaili

Comments