Haradinaj propozon që Serbisë t’i përgjigjen me ndalesë për hyrje në Kosovë të përfaqësuesve të saj zyrtarë

300

Prishtinë, 26 prill – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi sot se do të ndërmerren kundërmasa ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit po keqtrajton zyrtarët e qeverisë së Kosovës, kur ata vizitojnë Serbinë, e veçanërisht zyrtarët serb të Kosovës.

“Nuk po paragjykojë se çfarë masa, ne dimë t’i ndalim zyrtarët serbë, t’i marrim në pyetje, dimë t’i dërgojmë në AKI me i marrë në pyetje, por nuk është mirë të merren masa të tilla”, tha ai në një konferencë për media.

Për qëndrimet e ambasadorit amerikan Kosnet, i cili tha se duhet të ketë edhe protesta, kryeministri Haradinaj tha se janë në rregull edhe qëndrimet e ambasadorit amerikan që kanë qëllim të mirë dhe të ambasadorëve të tjerë.

Sipas tij është rrezik që një parti politike proteston kundër një prokurori. “Duhet të shterohen instrumentet e tjera për të arritur qëllimet politike, para se me kalu në protestë ka forma të tjera, si diskutime në parlament, Protesta para prokurorit është presion për një institucion të pavarur. Sot proteston një parti, nesër një tjetër”, tha Haradinaj në konferencën për media, pas mbledhjes s• qeverisë së Kosovës në të cilën u morën disa vendime, raporton RTKlive, transmeton Koha.mk

Sipas tij në gjyqësi dhe prokurori ka pas arritje që mund edhe të shihen. Ai përmendi edhe rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Comments