Conte te Roma? Përgjigjet trajneri
Trajneri italian është i papunë që nga sezoni i kaluar kur ndërpreu bashkëpunimin me Chelsean.
Që nga ajo kohë, është folur shumë për të ardhmen e tij, ku spekulohej se mund të marrë drejtimin e Interit, Milanit apo Romës.
Këta të fundit, tani duken më konkret, së paku kështu raportojnë mediet në Itali, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne do të shohim, ne do të shohim”, është përgjigjur Conte në pyetjen e gazetarit të ‘laroma24’.
Kujtojmë se Conte në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A si trajner, te skuadra e Juventusit./Lajmi.net/