Prokuroria Themelore Publike- Gostivar nis hetimet për parregullsi zgjedhore

177
fresco

Prokuroria Publike kumtoi se vepron në mënyrë aktive reagon ndaj të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve…

Në këtë drejtim Prokuroria Themelore Publike -Gostivar ka formuar lëndë për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për parregullsi në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikush ka votuar në emër të saj.

Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna, respektivisht nëse ajo nuk ka mundur të votojë sepse paraprakisht dikush tjetër në emër të saj është nënshkruar në listën zgjedhore ose nëse ajo vetë paraprakisht e ka realizuar të drejtën e saj të votimit.

Lëndë e verifikimit është edhe nëse dikush i ka përdorur dokumentet e saja me lejen e saj, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Comments