Duket se dita e fundit e fushatës presidenciale ishte dita më e zezë në fushatën e errët ndaj meje. Kjo është vetëm shenjë apo dëshmi se edhe njëherë pushteti në largim është pushteti më i tmerrshëm, tha në konferencën e sotme për media kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska Davkova potencoi se pret nga qytetarët në mënyrë masive të dalin më 5 maj.
“Të dielën pres që qytetarët të dalin në mënyrë masive dhe pres ta vazhdojnë atë që e kanë bërë në rrethin e parë zgjedhor. Të rritet mbështetja për mua, sepse kandidati i pushtetit nuk mund të bëjë asgjë tjetër, përveç asaj që e ka bërë ky pushtet që edhe vetë sepse pohon se 102 për qind dakordohet me liderin e LSDM-së”, tha Siljanovska.
Ajo deklaroi se shpreson që ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve do të kyçen edhe votuesit e papërcaktuar, të dëshpëruar nga politikat katastrofale të LSDM-së gjatë këtyre dy vite e gjysëm, pse, sepse siç tha ajo, jemi në pragun para kumtimit të vendimit se fillim të negociatave nuk do të ketë, sepse ky pushtet nuk ka përmbushur asnjë kriter të Kopenhagës