Vritet një ushtar turk gjatë një sulmi me auto-bombë në Siri

Një ushtarak turk ka humbur jetën gjatë një sulmi me auto-bombë në qytetin Al bab në Sirinë veriore, kumtuan Forcat e armatosura të Turqisë.
Në raportin e Armatës turke theksohet edhe se gjatë këmbim-zjarri gjatë ditës së djeshme janë vrarë 11 terroristë nga grupi Shteti Islamik.
Në dokument theksohet se aeroplanë ushtarakë kanë shkatërruar 52 caqe të SHI-së në rajonin e Al Bab, që është nën kontroll të xhihadistëve.
Ofensiva është pjesë të operacionit “Mburoja e Eufratit” të Armatës turke në rajonet rreth kufirit turko-sirian, që ka filluar para katër muajve.

