Uran Ismaili lëshon akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit për degradim të Prishtinës

543
fresco

Uran Ismaili është kandidat për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë.

Ismaili që aktualisht mban postin e Ministrit të Shëndësisë foli sot në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Prishtinë.

“Prishtina meriton më mirë e ne mund të ofrojmë më shumë”, tha Ismaili, transmeton Gazeta Express.

Ai ka lëshuar akuza ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në kryeqytet. I ka quajtur qeverisje të dështuara.

Uran Ismaili ka kërkuar besimin për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, në Kuvendin Zgjedhor që po mbahet sot.

Comments