Chelsea identifikon lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin

592

Ylli belg do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në fund të sezonit, për të nënshkruar një kontratë të re në Spanjë, me kampionët e Evropës.

Është trajneri Zinedine Zidane, që e ka vendosur në objektiv kryesor Hazardin, për të cilin do t’i paguajnë Chelsea deri në 100 milionë euro.

Cadena Ser raporton se Chelsea janë përgatitur për humbjen e Hazard në verën e vitit 2019, përcjell ‘lajmi.net’.

Presidenti  i Chelsea, Roman Abramovich, ka identifikuar yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, si pasues të Hazard.

Braziliani po kalon momente të vështira në ‘Camp Nou’ që nga transferimi nga Liverpool, dhe një rikthim në Premierligë, nuk do të përjashtohej./Lajmi.net/

Comments