Ky detaj për Man Utd do iu habisë jashtëzakonisht shumë

‘Djajtë e Kuq’ përveç se dështuan të fitonin trofe, përfunduan në pozitën e gjashtë në tabelë, çka ka zhgënjyer jashtë mase tifozët e këtij klubi.
Ardhja e Ole Gunnar Solskjaer solli frymë pozitive në fillim, por në fund ata e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë me 66 pikë, transmeton lajmi.net
Por fakti i çuditshëm është që United ka përfunduar 32 pikë më pak se Manchester City në vendin e parë dhe 32 më pak se Cardiff, që ra nga liga.
Pra, United ishte afër të bëhej kampion, aq sa ishte afër të binte nga liga.
Ky sezon po shpresohet të harrohet shpejtë, pasi konsiderohet si një nga edicionet më të dështuara në historinë e klubit. /Lajmi.net/