Pasi dështoi me Fekir, Liverpooli ia mësyn një tjetër lojtari të Lyon

Spekulimet pastaj thonin për dështimin e francezit në testet mjekësore, ndërsa raporte të tjera shkruanin se ‘Të Kuqtë’ nuk paguan mjaftueshëm.
Kësisoj skuadra e Jurgen Klopp ia ka mësyer një tjetër lojtari të gjigantit francez, përcjell lajmi.net.
Është mesfushori tjetër Tanguy Ndombele, i cili po thuhet se është afër marrëveshjes me ekipin nga ‘Anfield’.
22-vjeçari po përgatitet për t’u larguar nga Franca, ndërsa Lyon do përfitojë 70 milionë euro.
Megjithatë, Juventus, Manchester City, PSG dhe Real Madrid janë duke monitoruar situatën e tij. /Lajmi.net/