FOTO/ I jepet lamtumira e fundit Shpëtim Lumës, tifozit  18-vjeçar të Shkëndijës së Tetovës, ‘Ballistët’ në zi,kurrora lulesh nga Gjimnazi 7 Marsi

2,676
fresco

Me ceremoni fetare është përcjellë për në banesën e fundit nxënësi i Gjimnazit 7 Marsi Shpëtim Luma i cili ndërroi jetë pas aksidentit fatal të dielën në mbrëmje.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën 160 në Tetovë, ku një i ri 18 -vjeçar ka ndërruar jetë.

I riu që humbi jetën është Shpëtim Luma, ndërsa kanë mbetur të  lënduar rëndë dy persona të tjerë, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit.

 

18-vjeçari që humbi jetën ishte nxënës i vitit të tretë pranë Gjimnazit të Tetovës 7 Marsi dhe anëtar i tifogrupit të njohur, “Ballistët” prej disa kohësh, duke mbështetur skuadrën e Shkëndijës në ndeshjet jashtë dhe brenda Tetovës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo grupi “Ballistët” ka shprehur ngushëllimet për familjet, dhe miqtë. Varrimi I Shpëtimit u bë sot në mesditë në Varrezat e qytetit ndërsa merrnin pjesë shumë njerëz gjithandej ndërsa shokët e klasës dhe kolektivi vendosën kurrora lulesh mbi varrin e tij ndërsa nxënësja Adisa Mustafi lexoi një referat lamtumirës për shokun e tyre të ndjerë Shpëtimin . FAKTIDITOR. CH

Image

Comments